
Projekte
Si një qendër multifunksionale, ne ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë projektesh dhe shërbimesh duke filluar nga kurset e gjuhës në shumë gjuhë, shërbimet e punësimit për të ndihmuar punëkërkuesit të gjejnë mundësitë e duhura, deri te programet e shkëmbimit kulturor që promovojnë mirëkuptimin dhe vlerësimin global.

Të studiosh në Evropë,SHBA dhe Kanada
Ofrojmë asistencë ndërmjetësimi për regjistrimin në universitetet ndërkombëtare më prestigjoze dhe për sigurimin e vizës studentore. Me përkushtimin tonë të kënaqshëm dhe ekspertizën e veçantë, udhëzojmë studentët në çdo hap të procesit, duke përgatitur dokumentacionin e domosdoshëm dhe duke adresuar çdo kërkesë specifike, për t’i ndihmuar ata të realizojnë ëndrrat e tyre akademike.

Punësim në Shqipëri & jashtë vendit
Ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për punësim në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke hapur dyert e mundësive ndërkombëtare për profesionistët tanë. Bashkëpunojmë ngushtë me kompanitë shqiptare për rekrutimin e të huajve në Shqipëri, duke krijuar ura të qëndrueshme mes tregjeve lokale dhe atyre ndërkombëtare.

Kurse gjuhe në Gjermani & UK
Ofrojmë asistencë ndërmjetësimi për të rinj që duan t ndjekin një kurs gjuhe në Gjermani & UK dhe gjithashtu ju asistojmë për një punësim part-time gjatë kohës së studimit në Gjermani.

Aplikime për viza
Ofrojmë asistencë në aplikimin për viza të tipit: viza punësimi, viza studentore, vizë standarde për vizitorë dhe viza për bashkim familjar.

Punësim sezonal për studentë
Ofrojmë asistencë ndërmjetësimi për punësim sezonal për studentët në Gjermani gjatë pushimeve verore. Me mbështetjen tonë, studentët mund të gjejnë mundësi pune të përshtatshme, duke fituar përvojë ndërkulturore dhe zhvillim profesional gjatë verës.

Përgatitje për provimet ndërkombëtare
Ofrojmë përgatitje për provimet ndërkombëtare si IELTS ,TOEFL,FCE, APTIS,GOETHE,TELC dhe çertifikime në Cambridge Assessment English për studime akademike,bashkim familjar dhe punësim jashtë shtetit.